Nga lëvizja e lirë te njohja e diplomave, 6 vendet e Ballkanit nënshkruajnë 3 marrëveshje në Berlin

6 shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar 3 marrëveshje që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare në Ballkanin Perëndimor dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirinë në Europën Qendrore.
Marrëveshjet u firmosën mes 6 kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut; Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovina, si dhe Serbisë.
Të pranishëm ishin edhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen në kuadër të samiti i Procesit të Berlinit.
Marrëveshjet e firmosura
-Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor
-Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
-Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore, – të cilat do t’i shërbejnë forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal.
/rtsh.al/