Zgjidhen strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, caktohen 4 nënkryetarët dhe 25 anëtarët e Kryesisë

Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues, Partia e Lirisë ka zgjedhur strukturat drejtuese. Në fjalën e saj para mediave, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Silva Caka ka bërë publike emrat e kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar, zv.kryetarit të partisë, sekretarit të përgjithshëm, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Kryesisë,
“Mbledhja e parë e komitetit drejtues të Partisë së Lirisë, e cila në bazë të detyrimeve statutore kishte përgjegjësinë për të zgjedhur strukturat drejtuese të PL të cilat janë: Kryetari i komitetit drejtues kombëtar, Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë së partisë së Lirisë. Kryesia u vendos të përbëhet nga 25 anëtarë duke respektuar detyrimet staturtore për përfaqësimin e barabartë gjinor. Komisioni i zgjedhjeve pas administrimit të dokumentacionit dhe llogaritjes së rezultateve dhe votave, shpall sot përbërjen e kryesisë dhe njëkohësisht funksioneve drejtuese të tjera“, tha Caka.