Nga refugjatja ne yll futbolli

Historia e jetes se Fatmire Bajramajt eshte mjaft e vecante dhe interesante. Nga nje vajze refugjate nga Kosova ajo eshte bere yll i futbollit boteror ne konkurrencen e femrave. Ky eshte momenti kyc i karrieres se saj.
22 vjecarja me 10 janar te vitit te ardhshem do te zbrese ne qilimin e kuq se bashku me yllin e Barcelones Lionel Messi ne kerkim te cmimit me prestigjioz dhe me te rendesishem qe ndan FIFA dhe revista 145France Football146 per laureatet e vitit.
Natyrisht kosovarja do te kete konkurrence te forte pasi per cmimin e futbollistes me te mire kandidate jane edhe braziliania Marta dhe gjermania Prinz. Per te ardhur deri ketu futbollistja me prejardhje nga Istogu nuk e pati aspak lehte. Babai i saj nuk deshironte qe e bija e tij te merrej me futboll.
147Babai im deshironte qe une te merresha me balet sepse thoshte se futbolli eshte vetem per meshkuj. Mirepo tash gjerat kane ndryshuar Ai eshte fansi dhe mbeshtetesi me i madh i imi148 ka thene 145Lira146 per mediat gjermane.
Ne kete vit ajo e publikoi edhe librin e pare te saj me titullin 145Objektivi i im i jetes146 ne te cilin pershkroi rrugen e gjate drejt lavdise dhe suksesit sportiv.
Sulmuesja e klubit gjerman Turbine Potsdam e cila eshte ambasadore ne luften kunder varferise ka arritur rezultat historik duke u futur ne rrethin e ngushte per ta fituar cmimin 145FIFA Topi i Arte 2010146 per femra.
Pa dyshim kjo eshte arritja me e madhe qe ka bere ndonje futbollist apo futbolliste shqiptare ndonjehere.