E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga shpresa te zhgenjimi dhe anasjelltas

Viti 2008 ishte vit i shpresave te medha. Dihej qe do te shpallej pavaresia ndonese nuk dihej me siguri data e shpalljes.


Qytetaret kishin pritje te medha. Ata i kishin degjuar thirrjet e politikaneve vendore e nderkombetare per durim dhe po prisnin. Te frikesuar se mos ndoshta do te mund ta demtojne pavaresine nese reagojne qytetaret per vite me radhe po e duronin varferine papunesine ndarjen ne Mitrovice cilesine e dobet te arsimit e te shendetesise etj.


Durimi kolektiv arsyetohej me pavaresine si moment kur gjithcka do te ndryshonte per te mire. Pavaresia besohej te jete rregullatori per mireqenie e perspektive hapi qe do te mundesoje shume hapa te tjere perpara celesi i daljes nga mjerimi social e stagnimi ekonomik. Pergjate vitit 2008 Qeveria e koalicionit te madh e kishte shansin.


Qytetaret e Kosoves ishin te gatshem te angazhohen per ndryshime per ndertimin e nje Kosove te re ne cdo aspekt. Mirepo pushteti vazhdonte tiu bente thirrje atyre vetem per durim te metutjeshem. Flamuri himni e Kushtetuta e Kosoves u instaluan pa diskutim parlamentar e pa referendum popullor.


Privatizimi nga i cili skishim perfituar gje deri atehere u pershpejtua me zell edhe me te madh. Qytetaret e Kosoves edhe pas pavaresise ishin plotesisht te perjashtuar nga politika dhe ekonomia e vendit.


Kur ne fund te vitit 2008 erdhi 6 pikshi famekeq i Ban Ki-moon-it si nje mbindertim i Planit te Aktisaarit rruget e Prishtines u mbushen serish me dhjetera mijera demonstrues. Qe prej atehere koalicioni qeveritar ka pesuar vecse renie ne syte e qytetareve te Kosoves.


Viti 2010 u be vit i zhgenjimeve te medha. Te gjithe qytetaret qe ishin druajtur se mos do ta demtojne ardhjen e pavaresise nese nuk durojne vetem edhe pak tashme e kishin pare qe pavaresia nuk erdhi e pademtuar. Shteti i pavarur i Kosoves nuk ishte edhe sovran dhe skishte integritet territorial.


mimet u ngriten korrupsioni lulezoi dhe punesimi nuk varej nga aftesia e ndershmeria por nga lojaliteti partiak. Premtimi kryesor qeveritar u be liberalizimi i vizave kuptimi i se cilit eshte qe pushteti ne Kosove nuk premton qe do te kete liri ne Kosove por liri prej Kosoves.


Nese liberalizimi i vizave do te propagandohej si prioritet nga zevendesministri per integrime atehere do te mund te arsyetohej disi por kur kjo behet rregullisht nga kryeministri dy here ne jave atehere eshte e qarte se pushteti e shikon Kosoven si anijen Titanik ku premtohen bileta per barkat anesore shpetuese ne anijen qe po fundoset. Pra Qeveria po na tregon hapur se eshte skeptike per Kosoven dhe me pare se nderrim te situates per te gjithe ofron ne forme te reklames ikje individuale per secilin.


Prandaj kjo Qeveri realisht eshte dorezuar. Politikat e saj dhe me shpesh se kaq mungesat e politikave te saj po e bejne Kosoven vend te pajetueshem. Numri i njerezve ne Kosove te afte per pune eshte dukshem mbi nje milion por as cereku i tyre nuk jane te punesuar. Kosova jo vetem qe importon 11 here me shume sesa qe eksporton por edhe importi i mallrave per konsum eshte se paku trefish me i larte sesa ai i makinerise.


Qytetaret e Kosoves nuk ia kane pasur borxh askujt kete gjendje kaq te rende. Ka mundesi qe politikane te caktuar te Kosoves ti kene pasur e ti kene borxh ndokujt mirepo ate borxh le ta paguajne ata vete e jo populli i Kosoves.


Pushteti ne Kosove eshte kaq i fuqishem sa eshte jo pse e ka mbeshtetjen e qytetareve por pse i ka parate e qytetareve. Gjithsesi te kote jane politikanet qe formalisht shtiren se i perfaqesojne qytetaret perderisa nuk ua mbrojne atyre interesat.


Shpresat e dikurshme ne Kosove tashme jane shnderruar ne zhgenjim. Nese ky zhgenjim nuk behet shprese e re atehere do te degjeneroje ne deshperim te pergjithshem. Varet prej qytetareve te Kosoves e posacerisht prej atyre qe deshirat duan ti bejne vullnet nese do te ndodhe ndryshimi. Ndryshimi i vertete vjen prej poshte dhe jo prej lart. Ashtu sikurse demokracia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›