E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lame Akuzat politike PD e papergatitur

Mbeshtetesi i Partise Socialiste Artan Lame ka shprehur bindjen e tij se ne situaten politike aktuale ne vend me ne veshtiresi ndodhet Partia Demokratike.

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Lame eshte shprehur se PD eshte gjetur e papergatitur nga vala e akuzave te opozites.

Pesha specifike e akuzuave nuk me duket e njejte. PS gjate pushimeve verore pergatiti kete strategji dhe e publikoi ne fund te gushtit. PD u kap e papergatitur dhe ngeci tek ceshtja e deputetit Ilir Beqja ka deklaruar Lame.

Kjo e fundit sipas tij perben nje rast te vecante pasi deputeti socialist nuk rezulton i perfshire ne afera korruptive.

Rasti Beqja nuk eshte si rastet e tjera qe kane te bejne me korrupsionin. Vala e akuzave anon me teper nga PD qe nuk di si ta perballoje kete lum akuzash ka shtuar Lame.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›