E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha Akuzat politike simetri PD-PS

Analisti i njohur Artan Hoxha duke komentuar akuzat e fundit mes paleve politike ne vend ka deklaruar se ka nje simetri mes Partise Socialiste dhe asaj Demokratike.

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Hoxha ka kritikuar dy partite me te medha per faktin se ne akuzat e tyre nuk kane treguar ligjet e shkelura.

Gjej simetri mes paleve per akuzat per korrupsion dhe ne asnje rast palet nuk tregojne se ky eshte ligji i shkelur apo ky eshte neni i shkelur. Kauza qe ngrene palet jane perdorimi i disa fakteve ne menyre qe te krijojne idene e nje konspiracioni per perfitime ka pohuar Hoxha.

Sipas tij perjashtim ne kete vale akuzash ben vetem rasti i deputetit socialist Ilir Beqja i cili e ka sqaruar pozicionin e tij.

I vetmi rast qe eshte treguar se eshte shkelur neni 70 i Kushtetutes eshte ai i deputetit Ilir Beqja. Eumlshte lidhja e nje kontrate qe ndoshta nuk duhej lidhur duke qene se mandati i deputetit ka filluar me vone eshte shprehur Hoxha.

Ndersa akuzat per rastet e tjera nenvizon ai jane shume me te renda pasi kane te bejne me korrupsion dhe kontrabande ne nivelet e larta te pushtetit.

Skandalet e tjera jane me kontrabande e korrupsion. Kete stil e nisi PS dhe po e kopion PD me fakte te tjera. Palet po perpiqen te krijojne nje axhende te re ne politike ne vecanti PS qe do ta pasoje me protestat e saj ka shtuar Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›