E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga shtatori “Sinalco” do prodhohet edhe në Vrellë të Istogut

Vrellë, 10 gusht - Kompania e me traditë të vjetër punë” Sinalco” nga Gjermania ka shtrirë veprimtarinë e saj edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Ndërkaq, në kuadër të kësaj veprimtaria, ka që dy vjet që ka nisur së ndërtuari  fabrika “Sinalco” në Vrellë, ndërsa  thuhet se tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të filluar procesin e prodhimit. Drejtori i prodhimit, gjermani Detlef Niederschelp, thotë se teknologjia e prodhimit n렠 këtë këtë fabrikë është bashkëkohore dhe shpreson që edhe cilësia e prodhimit të jetë e lartë dhe joshëse për tregun kosovar e atë ndërkombëtar.
“Testimi teknik i makinave këtë javë është kryer me sukses, ndërsa me procesin e prodhimit presim të fillojmë në fillim apo diku në mes të shtatorit”, thekson ai për Kohën Ditore. Sipas tij, në këtë fabrikë së pari do të fillohet me prodhimin e ujit “Vrella” dhe pastaj edhe me prodhimin e 18-të llojeve të pijeve të “Sinalcos”.
Në anën tjetër, pronari i fabrikës, Gani Dreshaj, i cili ushtron veprimtari ekonomike tash e shumë vite edhe në Gjermani, shprehet i kënaqur me investimin që ka bërë për ndërtimin dhe pajisjen me makineri të kësaj fabrike, sidomos me atë se vendlindjen e tij po e bën me “Sinalcon” gjermane, që ka traditë mbi një shekull, ndërsa licencën e punës e ka edhe për Kosovë dhe Shqipëri.
Ai thotë se në këtë fabrikë ka bërë investime të mëdha, por nuk dëshiron të flasë me shifra, sepse e konsideron të panevojshëm lavdërimin, sidomos para vendasve të tij. “Për fillim të punës në këtë fabrikë do të punësohen 50 punëtorë, prej të cilëve gjysma do të jenë femra por, varësisht prej shtimit të vëllimit të punëve, do të shtojmë numrin e punëtorëve”, thotë ai për Kohën Ditore, duke shtuar se në vende të punës do të ketë rend, disiplinë dhe vetëm punë, ashtu sikurse në Perëndim.
Pronari Dreshaj bën të ditur se “Sinalco” është e angazhuar në sigurimin e tregut për shitje brenda dhe jashtë Kosovës, dhe shpreh  bindjen e tij se me cilësinë e prodhimit të pijeve të “Sinalcos” dhe ujit natyral të Vrellës prodhimet sa i përket cilësisë do të jenë të pakontestueshme në treg.
“Përurimin e fabrikës në punë do ta bëjmë pa bujë, sepse ne jemi për punë dhe jo për fjalë”, përfundon ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›