Ngrohja globale ul prodhimin e orizit

Ngrohja globale po shkurton prodhimin e orizit në shumë vende të Azisë, bëjnë të ditur disa studiues, sipas të cilëve prodhimi do të bjerë edhe më tej. Prodhimi ka rënë me 10-20 për qind në 25 vjetët e fundit në disa lokalitete. Grupi i studiuesve shqyrtoi të korrat nga 227 ferma në 6 vendet më të rëndësishme për prodhimin e orizit, si Tajlanda, Vietnami, India dhe Kina.
Ky është studimi më i fundit që sugjeron se ndryshimet e klimës do të vështirësojnë ushqimin e popullsisë së botës që vjen gjithmonë në rritje.
Në vitin 2004, disa studiues të tjerë zbuluan se prodhimi i orizit në Filipine po binte me 10 për qind për çdo gradë Celsius që rritej temperatura.
Të dhënat e fundit vijnë nga një punë e kryer në fermat më të mëdha të ujitjes që kanë parë zhvillimin e “revolucionit jeshil” dhe kanë përhapur kultivimin e orizit në Azi nga shteti indian Tamil Nadu deri në rrethinat e Shangait.