E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritet i konkurrences: Gjoba per furrat qe rrisin cmimin e bukes

Autoritet i Konkurrences do te marre masa ne rastet kur do te vereje se furrat e bukes kryejne veprimin e rritjes se cmimit te produkteve te brumit, ne menyre artificiale. Komisionere te ketij institucioni jane shprehur se, jane vazhdimisht duke monitoruar situaten. “Ky eshte me teper efekt i lajmeve te dhena, pasi cmimi i grurit ne vend nuk ka ndryshuar”, ka deklaruar Koco Broka, komisioner i Autoritetit te Konkurrences.
Gjobat
Nese Autoriteti i Konkurrences veren se furrat e bukes po e rrisin cmimin artificialisht, atehere ky institucion do te nise aplikimin e masave ndeshkimore me gjobe. Ato do te variojne nga 2 deri ne 10 per qind te xhiros se vitit paraardhes. Shpesh ne Shqiperi cmimet pesojne nje rritje te parakohshme dhe jo shpesh te justifikuara. Ne kete menyre Autoriteti i Konkurrences do te vazhdoje monitorimet per te parandaluar rritjet abuzive te cmimeve. Ndonese Rusia, nje nga vendet kryesore te prodhimit te grurit nuk ka nisur ende bllokimin e eksporteve, ne Shqiperi eshte rritur menjehere cmimi i bukes. Ne pjesen me te madhe te furrave te kryeqytetit, buka eshte shitur me 70 leke, pra 10 leke me shume. Ky ndryshim, ne vazhden e shume rritjeve te produkteve te tjera, ka shkaktuar pakenaqesine e konsumatoreve dhe kryesisht pensionisteve. Por, prodhuesit e medhenj te bukes deklarojne se ndryshimi i paparashikuar, ka ardhur per shkak te rritjes se cmimit te miellit dhe akcizes se ambalazhit.
Rritja
Tregtaret tregojne se, rritja nuk eshte bere njeheresh nga te gjitha njesite, pasi nje pjese e tyre kane ende rezerva mielli me cmimin e vjeter. Nuk perjashtohet mundesia qe cmimi i bukes te pesoje nje tjeter rritje, kesaj here te ndikuar nga eksportuesja me e madhe e Evropes. Prodhuesit e bukes, kane sqaruar se ne treg, cmimi i miellit eshte 25 per qind me i shtrenjte, cka ben qe edhe kostoja per prodhimin e bukes te rritet me 10 leke. Por, jo te gjitha furrat e bukes, jane detyruar te rrisin cmimin. Por, ndersa ne treg prodhuesit e bukes sqarojne se cmimet e tyre jane te varura nga importuesit e miellit, administratori i pergjithshem i Konfindustrise ka deklaruar se, ne shtator rritja do te jete me e larte. Sipas kreu te saj, arsyet qe pritet te sjellin nje rritje te metejshme te cmimit te miellit ne tregun shqiptar eshte rritja e cmimit ne bursen boterore, rritja e cmimit te miellit te importuar, si dhe pritja e perfundimit te sezonit te dritherave.

Eksportuesit
Problemet me te cilat po perballen vende si Argjentina, Rusia, Australia dhe Ukraina po sjellin rritje te cmimit ne burse. Ne Shqiperi, me pak se gjysma e grurit eshte vendas, pjesa tjeter eshte e importuar, cka ben qe tregu shqiptar te preket nga keto levizje te cmimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›