Nga vjen guximi për të thënë Ska korrupsion, pak ditë pas Gërdecit?
Vetëm Berisha mund të jetë i aftë që, ende pa u shuar zhurma e shpërthimeve të Gërdecit, të dalë e të hedh poshtë rezultatet e një sondazhi, që konfirmon atë që dinë të gjithë: Ekzistencën e korrupsionit në Shqipëri.
Atë ditë, në mëngjes, kur lexova për sondazhin amerikan i shkrova me shaka një mikut tim: Shif kur të dalë Berisha e të thotë: “...Korrupsioni në rritje? N’asnjë mnyrë!!!!! Ne e kemi djeg (minuar) korrupsionin në vatrën ma t’rrezikshme n’Gërdeeeccc! Shkrumb e hi e kemi ba korrupsionin...!”.
Dhe nuk më zhgënjeu karagjozi. Doli dhe e kundërshtoi sondazhin...!
Unë kam një pyetje që dua ta shtroj për diskutim në këtë rubrikë, për lexuesit dhe për gazetarët nëse dëshirojnë: Nga i buron këtij Kryeministri në detyrë, guximi për të thënë “S’ka korrupsion”, pak ditë pas Gërdecit?!