Regjistrimi dhe partitë e kapura peng nga parazitët e bajraktarizuar
Nuk duhet ta shohim fajin tek të tjerët, por tek vetja. Te kjo qeverisje që, njësoj si ajo e mëparshmja, është e drejtuar në mënyrën më të hapur dhe të dhunshme nga interesat vetjake. Nuk kemi ende një regjistrim të saktë të numrit të popullsisë, një ndarje të saktë administrative nga pikëpamja e adresave të qytetarëve, një ndarje të saktë të kufijve të fshatrave dhe të qyteteve.
Ky është skandal. Ka vende me miliarda banorë, si Kina apo India, që i kanë zgjidhur këto çështje prej vitesh, kurse një përce vend si ne, me 3 apo 4 milionë, gjysma e të cilëve janë të ikur, nuk u regjistruakemi dot!
Të gjitha këto, jo se nuk janë të realizueshme, por nuk bëhen përpjekje nga qeveritë që pasojnë njëra-tjetrën, sepse aty nuk ekziston shteti, por vetëm partia e radhës në pushtet.
Dhe partitë e dinë mirë zanatin... N.q.s ka një ndarje të saktë administrative, dhe n.q.s dihen saktësisht adresat e gjithsecilit, atëherë nuk mund të marrin pjesë në votime 100 herë i njëjti person, apo i gjallë dhe i vdekur. Gjithashtu, i jepen fund lëvizjeve të pakontrolluara të popullsisë nga qyteti në fshat.
Dhe këtë partitë e kapura peng nga parazitët e bajraktarizuar nuk e duan, se nuk mund të vjedhin votat. Bastardë dallkaukë!