Superliga, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Vllazinia nuk ka shkuar me shume se nje brazim ne fushen e Tomorit. Te besuarit e Shpetim Duros udheheqin ndeshjen pergjate 90 minutave, ndersa takimi u barazua vetem ne fund. Kuq e blute tregohen te pakujdeshem duke lene dy pike me shume vlera ne Berat. Pjesa e pare nis menjeher me gol per shkodranet qe gjejne rrugen e rrjetes qe ne minuten e pare. Hysa u jep avantazhin miqve, te cilet pas shenimit te golit te avantazhit tregohen me te kujdeshsem ne mbrojte. Vendasit mundohen te reagojne, ndersa rasti i pare serioze ne porten e Vujadinovic do te vije ne minuten 25.
Gersi Arbri godet nga jashte zone, por gjen te gatshem portierin mik. 1 minute jane perseri vendasit qe rrezikojne, por mbrojesi Semina largon topin ne rivendje fundore. Beratasit vijojne te sulmojne ndersa ne minutat 34 dhe 37 kane edhe dy raste te tjera per shenim, te cilat perfundojne pa sukses. Shkodranet mundohen te dyfishojne rezulatatin ne pak raste te krijuara, por nuk ja arrijne qellimit. Ne minuten e 38 Smaili godet me koke por gjene te gatshem portierin beratas Llani. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e Vllaznise, ndersa edhe e dyta fillon me shkodranet ne sulm qe arrijne te dyfishojne rezultatin.
Albitri akordon nje 11 metersh, ndersa lezhjani Smaili merr persiper ekzekutimin duke shenuar golin e 2 per skuadren e tij dhe te katertin personal ne 7 jave kampionat, duke u bere golashenuesi me i mire per skuadren e Vllaznise. Ne minute e 56 jane vendasit qe shkurtojne diferencat me ane te Ofoje, i cili rindez shpresat per skuadren e tij e cila do ta kerkoje rrugen e rrjetes deri ne minutat e fundit deri sa e gjen ate ne minutat shtese. Beratasit perfitojne nga nje pakujdesi e mbrojtjes shkodrane dhe realizojne me ane te Hyskos qe vulos rezultatin perfundimtar ne 2-2.
Vllaznia pas ketij barazimi ngjitet ne kuoten e 12 pikeve, ndersa Tomori mbetet perseri ne vendin e fundit me vetem 2 pike ne 7 jave kampionat. Ne ndeshjen tjeter te luajtur ne te njejtin orar mes Laçit dhe Apolonise ka perfunduar me fitoren e kurbinasve qe ngjiten ne kuoten e 11 pikeve. Goli ne kete takim u shenua nga Emurllai ne pjesen e pare.
Ndërkohë Tirana nuk ka shkuar me shume se nje barazim ne fushen e vet perballe nje Kastriotit qe kishte ardhur me synimin e marrjes se barazimit. Miqte jane treguar te kujdesshem ne repartin difensiv, duke neutralizuar çdo tentative te kryeqytetasve. Dyshja e sulmit bardheblu Morina dhe Cota pavarsisht tentativave te shumta nuk kane nxjerrë dot në dritë golin ne kete takim edhe pse nga krahët kane patur mbeshtetjen e përhershme të Gilman Likës e Takut.
Vendasit tregohen me te mobilizuar duke kontrolluar takimin por nuk arrijne te depertojne ne mbrojtjen e hekurt te miqve, qe ne kete takim nuk gabojne ne asnje moment. Mbrojtja krutane tregohet në lartësinë e duhur ne kete takim, duke zmbrapsur me sukses sulmet e shumta të kryeqytetasve, që këmbëngulin nga fillimi deri në fund, me synimin e vetëm, marrjen e fitores. Pjesa e pare mbyllet me rezultatin 0-0 , ndersa edhe pjesa e dyte fillon me te njejtin ritem. Vendasit kerkojne golin e avantazhit ndersa miqte mbrohen ne menyren e duhur.
Ne minute e 70 vendasit do te kene rastin me te paster per gol por shtylla e portës së Mockës i vjen në ndihmë portierit vlonjat të Kastriotit per te mbajtur në barazpeshë të plotë rezultatin. Kampionët e vendit paten mungesa te rendesishem ne kete takim siç eshte ajo e Ahmataj per shkak kartonash dhe Duros.
Djemte e trajnerit Lekbello edhe pse kemngulen gjate gjithe lojes nuk arriten te marrin tre piket ne kete takim qe u mbyll me rrjeta te paprekuara. Kryeqytetasit bejne nje tjeter hap fals, duke realizuar barazimin e trete radhazi. Pas ketij barazimi bardh e blute ndodhen ne kuoten e 13 pikeve, ndersa Kastrioti ne vendin e tete ne kuoten e 9 pikeve.