E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqet dheu, rruga BallshTepelenë, dy orë e bllokuar

Mallakastër

Shkarjet masive të dheut në kodrat përgjatë rrugës kombëtare Ballsh-Tepelenë kanë shkaktuar bllokim të këtij aksi mëngjesin e së shtunës. Burimet nga nënprefektura e Ballshit pohojnë se në vendin e quajtur Povël, në afërsi të Komunës Fratar në rrethin e Mallakastrës rruga kombëtare ka qenë e bllokuar për rreth dy orë. Nga rrëshqitja e papritur e dheut dy makina kanë pësuar gërvishtje, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të drejtueseve. Kanë qenë dy skrepa të Komunës Fratar dhe të Bashkisë Ballsh që kanë punuar për largimin e dheut nga asfalti. Për të mos thelluar edhe më tej trafikun e bllokuar, policia rrugore e ka devijuar lëvizjen e automjeteve në pak metra më poshtë. Rreth mesditës së shtunë, situata është normalizuar dhe aksi rrugor ka funksionuar normalisht.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›