Regjistrimi, aleanca “Kuq e Zi”, peticionin në Kuvend

Aleanca “Kuq e Zi” pritet të dorëzojë në Kuvend peticionin kundër regjistrimit etnik dhe fetar të popullsisë.
Mësohet se Aleanca kërkon nga deputetët e të gjithë kaheve politike që të votojne kundër regjistrimit si mënyra e vetme demokratike për të frenuar një proces i cili është imponuar nga jashtë dhe ka rrezik të destabilizojë të ardhmen politike të Shqipërisë.
Ndërkohë Aleanca “Kuq e Zi” reagoi të hënën kundër deklaratës zyrtare të Ministrit Genc Pollo mbi vendimin "për të mos u tërhequr nga regjistrimi popullsisë mbi bazat e vetëdeklarimit etnik dhe fetar".
Ndër të tjera mësohet se Aleanca do të vazhdojë nenshkrimin e peticionit në ditët e ardhshme.