E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngec helika në rrjeta bllokohet gjysëm ore trageti Korfuz-Sarandë

SARANDE-Trageti i linjës Korfuz-Sarandë ka mbetur I bllokuar për gjysëm ore në mes të detit Jon.
Lajmi konfirmohet nga roja bregdetare e qytetit jugor, sipas së cilës njoftimi është dhënë nga kapiteni i tragetit. Mësohet se trageti me pasagjerë, numri i të cilëve arrinte ne rreth 200 ishte nisur nga Korfuzi në drejtim të Sarandës.
Gjatë udhëtimit duket se ka hasur probleme, duke ndalur lëvizjën për gjysmë ore. Burime nga roja bregdetare bëjnë të ditur gjithashtu se mendohet se ka qenë bllokimi i helikes në rrjetat e peshkimit që ka penguar lëvizjen normale të tragetit. Pas disa minutash ai ka nisur të lëvizë sërish në drejtim të portit të Sarandës ku edhe ishte destinacioni i tij, ndërkohë që nuk ka patur probleme për pasagjerët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›