Ngec reforma zgjedhore

Në mesnatë përfundon afati i punës së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe duket se pak orë nga ky afat kohor, palët kanë bërë një hap pas.
Në orët e mbrëmjes, puna e Komisionit u ndërpre. Mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste mungon konsensusi për numërimin elektronik të votave dhe ai për identifikimin e zgjedhësve, dy pika këto që deri para ditës së sotme, pretendohej që palët kishin dakordësinë e njëra-tjetrës.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri akuzoi Partinë Demokratike se hoqi dorë në mënyrë të njëanëshme nga numërimi elektronik, përkundër asaj që ishte rënë dakord.
Pikërisht kapitulli për numërimin elektronik ishte ai ndaj të cilit ODIHR adresoi kritika duke e cilësuar atë si të nxituar e që kërkon më shumë kohë. Zëdhënësi i OSBE/ODIHR në Tiranë, Thomas Rymer deklaroi se institucioni që ai përfaqëson nuk është kundër këtij numërimi, porse ai duhet të mbërrijë gradualisht në mënyrë që të shmangen abuzimet.