“Ngeci” në Vetting, shkarkohet drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati
Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra, për shkak të procesit të vettingut.
Bëhet me dije se ai nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.
“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.
Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Oltian Bistrin. Më parë ai kishte mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
