E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuredin Dumani shoqërohet në GJKKO, ja për çfarë do të dëshmojë i penduari i drejtësisë

I penduari i Drejtësisë Nuredin Dumani është shoqëruar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bëhet me dije se Dumani do të dëshmojë në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, (i penduar i drejtësisë) Besian Xhixhës, dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Lidhur me këto ngjarje akuzohet edhe Talo Çela, por procesi për të është ndarë se është në arrati. Dumani tronditi me dëshmitë e tij për botën e krimit, duke sjellë një serë arrestimesh.

Kujtojmë se Nuredin Dumani u arrestua gjatë operacionit “plumbi i artë”, pasi mbeti i plagosur në një atentat. Ai u kthye në të penduar të drejtësisë, dhe ka rrëfyer dhjetëra vrasje të bujshme mafioze të ndodhura gjatë viteve të fundit në vendin tonë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›