Ngecin njohjet, rishikohet strategjia

Megjithatë, zyrtarë të MPJ-së janë optimistë se ky vit do të jetë vit i njohjeve për Kosovën. Këshilltari për medie i ministrit Hoxhaj, Artan Behrami, ka thënë se MPJ-ja po e plotëson strategjinë me informacione e taktika të reja, me anë të të cilave, sipas tij, gjatë vitit 2012 Kosovën do ta njohin më shumë se gjysma e botës.
“Strategjia e hartuar nga MPJ çdo ditë po plotësohet me informacione të reja, me taktika të reja, të cilat pa dyshim se do të japin suksese në procesin e përmbylljes së njohjeve. Do të vazhdojmë me një dinamikë edhe më të shtuar se vitin e kaluar dhe besoj se brenda këtij viti ne do të arrijmë të sigurojmë mbi gjysmën e shteteve të botës që do ta njohin Republikën e Kosovës”, tha Behrami, shkruan kjo e përditshme.
Sipas tij, në fokus do të jenë 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, fushatë intensive lobuese do të zhvillohet edhe në Afrikë, në Amerikën Qendrore dhe Latine si dhe tek shtetet arabe.