Ngerci PE optimist per zgjidhjen Palet afer paktit

Oferta e PS-se Kukan Partite nje hap drejt kompromisit. Po ecet ne drejtimin e duhur
Parlamenti Evropian vlereson se politika shqiptare po ecen ne drejtimin e duhur me qellim qe te kapercehet situata kaotike e krijuar prej kohesh per shkak te qendrimit bojkotues te opozites. PE shpreson se politikanet shqiptare tashme jane te pergjegjshem per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan shprehet Shpresoj dhe jam optimist se politikanet shqiptare jane tashme te pergjegjshem per kete situate dhe une jam kete here pak me shume optimist se kriza do te zgjidhet. Nga ana tjeter kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan shprehet i shqetesuar per situaten politike ne Shqiperi dhe ben thirrje qe palet politike te kapercejne situaten e krijuar prej kohesh ne vend. Edhe pse u largua i zhgenjyer nga Tirana ne fillim te muajit ai shprehet optimist se do te gjendet nje zgjidhje ndersa mendon se propozimi i fundit i opozites eshte nje hap drejt kompromisit. Kriza politike ne Shqiperi vazhdon tashme prej shume kohesh. Sigurisht qe une jam vertet i shqetesuar dhe shpresoj se kjo krize politike te marre fund sa me pare. Per sa i perket propozimit te opozites une kete e shoh si nje hap perpara ne drejtimin e duhur dhe shpresoj se ky do te sherbeje per te gjetur zgjidhjen sepse kjo do ta ndihmoje edhe Shqiperine - deklaroi z. Kukan. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan veren se rruga konsensuale duhet te jete primare per politikanet ne Shqiperi ndersa i ben thirrje opozites shtrimin e ceshtjes ne rruge konstruktive dhe ligjore. Sipas tij ka ardhur momenti qe klasa politike e Tiranes te tregoje pjekurine e duhur per kapercimin e mosmarreveshjeve te brendshme dhe plotesimin e kuadrit konsensual per integrimin evropian te Shqiperise. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Eduard Kukan i beri keto deklarata pas nje takimi qe pati ne fokus te drejtat e njeriut ne vendet e Ballkanit Perendimor. Aty u theksua se problemet e mprehta qe ekzistojne ende ne kete drejtim te vleresohen ne vazhdimesi dhe si nje kriter politik per integrimin e ketyre vendeve ne Bashkimin Evropian.