E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Rama alarmon BE-ne Kemi 1 milion te papune

Opozita ne Lushnje thirrje per destabilizim. Ngjela Nuk ndalemi derisa te rrezojme Berishen

Ne prag te liberalizimit te vizave kryesocialisti Edi Rama alarmon Bashkimin Evropian se ne Shqiperi ekzistojne me shume se nje milion te papune te cilet mund te dynden drejt vendeve te zones Shengen. Duke bere nje politike antishqiptare pikerisht ne prag te nje momenti te rendesishem per ta sic eshte levizja e lire kryesocialisti Rama shfrytezoi protesten e mbremshme te opozites ne Lushnje per te deklaruar se ne Shqiperi ekzistojne aktualisht mbi 1 milion te papune. Opozita vijon protestat kunder qeverise. Me sloganin Saliu deshtoi transparence Opozita e Bashkuar u ndal dje ne qytetin e Lushnjes. Ne kete proteste ishin te pranishem kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kreu i PLD-se Spartak Ngjela si dhe deputete te tjere socialiste te rrethit te Lushnjes. Gjate fjales se tij perpara te pranishmeve kreu socialist Edi Rama nenvizoi bindjen e opozites per te vazhduar betejen per ate qe socialistet e quajne Lufte kunder korrupsionit keqqeverisjes varferise dhe krizes totale. Berisha deshtoi duhet te largohet. Femijet tane smeritojne kete vend. Beteja jone eshte e pandalshme - theksoi Rama.

Ndersa permendi problemet thelbesore me te cilat sipas tij po perballen sot shqiptaret kryesocialisti u shpreh Kryeministri ka marre peng demokracine dhe po mbyt ekonomine e vendit. Ndersa opozita rinis protestat per largimin e qeverise kreu i saj Rama theksoi Do te vazhdojme rrugen tone te pandalshme dhe kete per nje arsye pasi femijet nuk e meritojne kete vend. Ai u beri thirrje qytetareve te bashkohen per te mos lejuar shitjen e Shqiperise. Ne kuti fshihet Shqiperia e vjedhur - u shpreh Rama. Ai tha se shifra e larte e 1 milion te papuneve ne vend eshte fature e kesaj qeverie. Kurse gjate fjales se tij perpara te pranishmeve Ngjela theksoi se kjo proteste ashtu sikurse dhe te tjerat te cilat do te realizohen me tej jane per te luftuar nje kauze pasi Berisha po mban peng kutite e materialeve zgjedhore.
Kemi nje vit qe luftojme per transparence. Berisha nuk ka respekt per popullin shqiptar. Ne jemi ketu per te drejtat tona pasi Berisha i ka veshet me dylle - u shpreh z. Ngjela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›