E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipet cerekfinaliste, rruga drejt finales Nga Altin Shordi

Brazil-Holande
Brazili
Skuadra me solide e turneut deri me tani. Kunder Bregut te Fildishte dhe sidomos ne ndeshjen e 1/16 kunder Kilit tregoi se eshte ekipi per t’u mundur. Mbrojtje e jashtezakonshme nese ndergjegjesohemi se po flasim per nje repart qe ka qene perhere “Thembra e Akilit”, dy lojtare krahu te shkelqyer si Maikon dhe Bastos qe i japin trajnerit Dunga shume mundesi edhe ne fazen sulmuese. Mesfushe solide, me Gilberto Silven qe duhet te ishte “Thembra e Akilit” te kesaj skuadre por qe po tregohet vendimtar. Me pas eshte sulmi brazilian. Edhe pse jo aq “Samba”, sa ne edicionet e shkuara ka nje veti edhe me vendimtare: godet edhe atehere kur ka pak mundesi.
Holanda
Ka fituar te gjitha ndeshjet e deritanishme ne Kupen e Botes, ka disa prej lojtareve me te mire ne planet ka nje trajner revolucionar, por megjithate te gjitha keto nuk mjaftojne per ta konsideruar nje fenomen Holanden e deritanishme ne boteror. Fenomeni i vetem (nese mund ta quajme te tille) per kete skuader eshte loja e saj, shume larg atij futbolli “dehes” qe ka treguar ne skenat e medha te futbollit boteror, qofte “Kupe Bote apo Evropiane”. Por, mund te jete kjo loje e shtruar pa “fishekzjarre”, sinjali qe Holanda ka ndryshuar edhe ne rezultate. Mendoj qe Shnajder dhe Roben do te jene vendimtare. Nese nuk “shpikin” dicka ata te dy kunder Brazilit, “tulipanet” nuk do te kene shanse.
Gane - Uruguai
Kujt mund t’ia merrte mendja? Njefare Gian, nje emer qe nuk i thote asgje panorames se yjeve te futbollit boteror, nje lojtar i konsideruar “skerco” te Udineze e dergon Ganen ne cerekfinalet e boterorit. Sulmuesi ka qene vendimtar deri tani per perfaqesuesen e tij te drejtuar nga Serbi Rajovac. Ky i fundit ka meriten qe ne ndryshim nga perfaqesueset e tjera afrikane ka ndertuar nje mbrojtje solide. Eshte pare shume rralle qe nje skuader afrikane te luaje ne kundersulm, Gana e sotme e ben kete. Por ashtu si afrikanet e tjere gabon shume para portes.
Uruguai
Ka nje nga sulmet me te mire te kesaj veprimtarie. Forlan, Suarez dhe Kavani, jane tre emra qe mund te luanin thuajse ne cdo perfaqesuese te botes. Dhe eshte gjithashtu skuadra qe ka pesuar me pak ne kete veprimtari, vetem nje gol. Gje qe do te thote se edhe ne prapavije skuadra mbahet mire. Eshte favorite per te shkuar ne nje gjysmefinale boterori pas plot 40 vitesh. Aspak keq per nje skuader qe mezi eshte kualifikuar ne eliminatoret e zones se Amerikes se Jugut.
Paraguai - Spanje
Paraguai
Nje tjeter skuader qe vjen nga Amerika e Jugut nder 8 me te miret e ketij boterori. Shenje qe keto ekipe kane ardhur ne nje gjendje me te mire psiko-fizike ne kete veprimtari. Paraqitja e Paraguai pritej per shkak se ne eliminatore ishte perkrah Brazilit si me e mira e Amerikes se Jugut. Nuk ka emra te shkelqyer, por krijon nje ansambel te veshtire per t’u kaluar. Megjithese kunder Japonise pati nje renie ne forme. Por, Spanja nuk do ta kete te lehte kjo eshte e sigurt.
Spanja
Po te heqesh konvencionet nga bluza e kesaj skuadre te gjithe do te mendonin se eshte Brazili. Jo Brazili i sotem, teresisht i evropianizuar, por Brazili i 20 viteve me pare: veprime te jashtezakonshme me topin, kombinime qe kenaqin syrin dhe lojtare qe mund te zgjidhin ndeshjen te vetem (shih: David Villa). Por kjo nuk eshte me Spanja e dy viteve me pare qe fitoi Evropianin. Skuadra eshte me e ngadalte ne mesfushe dhe mungon nje lojtar alla-Sena qe dy vite me pare ishte percaktues. Dhe Torres nuk eshte aspak ne forme.
Argjentine - Gjermani
Argjentina
Ka padyshim sulmin me shperthyes te ketij boterori (per te dhene nje shembull, Milito eshte ne stol), dhe ka nje lojtar qe pranohet si me i miri ne bote per momentin, Lionel Mesin. Zakonisht jane elemente qe peshojne ne nje faze finale boterori, aty ku lojtaret jane te etur per lavdi. Maradona, nje trajner jo ekspert, por qe e ben mire ate qe aftesite ia lejojne (ka krijuar nje klime grupi te shkelqyer) ka gjithashtu uri per te fituar nje boteror si trajner, qe do e konstatonte edhe me shume kultin e tij ne kete sport. Gjithnje nese faza e brishte mbrojtese e ketij ekipi do e lejoje kete.
Gjermania
Brilante, puna qe trajneri Joakim Lev ka bere me nje grup talentesh gjermane (dhe jo vetem, ka shume kombesi ne kete skuader) te cilet nuk mund te konsiderohen yje te futbollit boteror, por qe padyshim se bashku perbejne nje skuader te vertete. Anglia mund te dije dicka per kete. Ozil, Myler apo Kedira ishin te shkelqyer per “panterat” deri ketu, por tani presioni do te rritet edhe me shume. A do ta perballojne gjermanet? Argjentina do te jete nje test i madh per kete. Nese e kalojne. Po gjermanet mund ta fitojne kete boteror.
Maradona po drejton me sukses Argjentinen, pse Anglise i duhet Bekam
Ndeshjet cerekfinale jane percaktuar dhe Kupa e Botes do te dhuroje patjeter emocione te vecanta, ne ditet e mbetura. Gjermania kunder Argjentines, Holanda kunder Brazilit: keto jane ndeshje te ketij turneu, qe priteshin nga te gjithe. Edhe Paraguai dhe Uruguai jane pjese e tete ekipeve me te mira, qe gjithsesi parashikohej se do te benin hapa para. Franca kishte probleme te trasheguara para se te kualifikohej ne Afrika e Jugut, Italia vuajti ne ndeshjet kualifikuese dhe Anglia nuk ka qene asnjehere mire ne finalet e ketij Boterori. Nuk mund te ndodhte ndryshe dhe kjo skuader eshte larguar nga Kupa e Botes. Ndoshta e vetmja surprize reale eshte Argjentina. Jo, sepse ata nuk kane lojtare te nje niveli qe te paraqiteshin ne kete menyre. Nje ekip me sulmues si Mesi, Tevez dhe Higuian mund te krijoje shanse te medha per te gjetur golin. Por Argjentina ka nje njeri, ne stolin e saj, qe i drejton ne finalet e ketij Boterori. Diego Armando Maradona, e ka drejtuar ne “Boterorin Afrika e Jugut 2010”, me mjaft talent ekipin e tij kombetar. Edhe pse me taktika konfuze dhe me nje ego per t’i percaktuar gjerat ne ate rruge qe ai mendon, Maradona ka ditur te shpalose talentin e tij ne keto finale dhe vazhdon te mbetet i mrekullueshem per opinionin e gjere.
Per suksesin ose deshtimin, adresohemi direkt te kulti i trajnerit. Anglia deshtoi dhe nuk u paraqit mire ne finalet e Kupes se Botes, keshtu qe nje pjese te fajit e ka edhe trajneri i saj, Fabio Kapelo. Bregu i Fildishte ra ne nje grup te veshtire, keshtu qe ish-trajneri i anglezeve, Sven Goran Erikson nuk mund te bente gje tjeter, vecse te largohej me shpejt, me ekipin e tij. Trajneri e drejton karrocen dhe duhet te gjej rrugen me te mire. Ne kohet moderne ai duhet te jete gjithmone i arsyeshem.
Ja, per shembull eshte Argjentina qe po luan futboll te mrekullueshem edhe pse nuk ka nje trajner, me eksperience dhe i kritikuar se nuk njeh lojen taktike.
Po ndoshta kjo skuader frymezohet nga njeriu qe lojtaret e duan shume. Ndoshta me Maradonen lojtaret kane njeriun qe kane admiruar, per te qene nje dite ne vendin e tij. Lionel Mesi kur zbret ne fushe ben gjithcka qe femijet ta duan me shume, duke perfshire edhe gjate festes se goli nxjerrjen e gjuhes jashte. Por e verteta eshte se Argjentina ka ecur mire ne kete turne, sepse ka mjaft lojtare cilesore. Edhe ata qe nuk kane eksperience e ndjejne peshen e fanelles, qe dikur ka veshur Maradona.
Si nje trajner, nuk eshte e thene qe ta perqendrosh vemendjen nga stervitja e mire, apo nga taktikat, per t’u perfaqesuar ekipin ne nivele nderkombetare. Lojtaret mund te vijne ne forme, edhe me me pak leksione taktike. Ndoshta nga prania e Diegos ata kane ndjere se jane te vleresuar. Keshtu, Fabio Kapelo eshte i zevendesueshem. Maradona vrapon i pari dhe takon lojtaret, i perqafon dhe madje i ben te ndjehen te kenaqur. Dhe mes dy rasteve, lojtaret me te shquar ne histori mund te drejtojne me mire ekipin e tyre. Devid Bekam sigurisht nuk mund t’i coj gjerat me keq se kaq sa jane, nese do t’i besohet drejtimi i ekipit te Anglise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›