E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset autobusi me trenin, 1 i vdekur, 15 të plagosur

Një person humbi jetën dhe 15 të tjerë u plagosën sot si pasojë e një përplasje të një autobusi me një tren, në jug të Kroacisë, raporton Shekulli Online.

”Të gjithë personat e plagosur nga aksidenti, që ndodhi pranë qytetit Drnis, rreth 220 kilometra, në juglindje të Zagrebit, ishin pasagjerë të autobusit”, shkruajnë mediat kroate.

Prej të plagosurve, bëhet e ditur se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›