E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarjet e drekës

10/04/10 16:00

Hakiu dhe Jetmiri përgatisin drekën për banorët. Miri merret edhe me shtrimin e tavolinës dhe për cudi, vendet i ndan tre nga njëra anë e tavolinës, e shtatë nga ana tjetër. Domenika e shikon këtë gjë dhe pyet se përse kjo ndarje e tillë. Miri ia kthen se e bërë kot, pa qëllim dhe kur Domenika e krahason me mënyrën e një ushtrie kundër disa personave, Miri i thotë po jo moj zemër jo. Domenika e thekson menjëherë këtë shprehje, ndërsa Miri e shikon i habitur. Ai i kërkon të falur pastaj shton se sot ndjehet në qejf e ndaj mos tia marrë për keq. Në qejf qofsh gjithnjë- ia kthen Domenika e cila largohet.
Në dhomë, Olta kërkon ndihmë për flokët e ngatërruar. Mandi kthehet nga Erioni e i thotë që ta ndihmojë ai. Erioni pyet për cfarë e kur Olta i thotë se po bën interesantin, ai thotë se nuk e kishte mendjen. Duke përsëritur fjalën që i tha Olta, ai ngrihet menjëherë dhe shkon tek ajo, por më pas thërret Manalin që të merret me Oltën duke thënë se nuk e bën dot.
Banorët ulen për të ngrënë sëbashku. Me ta është edhe Seldi i cili mbaron i pari dhe menjëherë shkon në dhomën e gjumit ku qëndron i vetëm e i menduar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›