1600 veta n’ Blink!

Meqenëse stina e verës dita-ditës po afrohet, të mërkurën mbrëma kryeqytetit i është shtuar edhe një diskotekë me emrin Blink Club (ish Flirti), pronarë të së cilës janë futbollisti i njohur kosovar, Enis Fetahu dhe pianisti Robert Berisha. Të dy këta para pak javësh kishin hapur edhe një kafene në kompleksin ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë, me emrin Cute Caffe.
Në mbrëmjen kur po bëhej hapja solemne e këtij klubi, lëvizjet e njerëzve, veturave, por edhe taksistëve vëreheshin me të madhe në atë pjesë të kryeqytetit. Dhe, te hyrja e klubit një numër shumë i madh i njerëzve po prisnin në radhë për të marr pjesë në hapjen solemne të tij – sikur të ishte diskoteka e parë që po hapej ndonjëherë në Prishtinë.
Megjithatë, ndoshta ata njerëz kishin të drejtë që po prisnin në radhë - dhe gjatë me kohë për të hyrë në Blink Club, pasi në hapjen solemne të tij, përveç DJ, këndoi live këngëtari i njohur dhe shumë i preferuar nga prishtinasit, Sinan Vllasaliu.
Me rastin e hapjes solemne, sipas Enis Fetahut, Blink Club’in e kanë vizituar rreth 1600 mysafirë, në mesin e të cilëve shumë VIP, si: politikanë, biznesmenë, artistë, këngëtarë, gazetarë, sportistë, etj, etj. Të gjithë kishin dëshirë të qëndronin aty deri në agim, por kjo ishte e pamundur sepse temperaturat e larta ishin krijuar brenda klubit nga numri i madh i mysafirëve, pavarësisht investimeve në rregullimin e tij.
Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk kanë mundur të ballafaqohen gjatë me pritjen te hyrja për ta vizituar këtë klub. Por, do t’u vijë radha edhe atyre, sepse Enis Fetahu thotë se sivjet një natë vere më së miri do të mund të kalohet në këtë klub, ku pritet të preformojnë shumë DJ dhe këngëtarë me renome ndërkombëtare.
Fetahu mohon të jetë edhe Sinan Vllasaliu bashkëpronar i këtij klubi, ashtu siç po flitet shumë nëpër kryeqytet.
“Unë me Robertin e kemi hap këtë klub, i cili i plotëson të gjitha kushtet e një diskoteke. Një diskotekë e tillë i ka munguar Prishtinës, por tani kryeqyteti e bëri një klub të mirëfilltë, në të cilin kemi investuar bukur shumë për të ardhur deri këtu”, tha Fetahu për Express Rozë.
“Besoj se do të kalojmë shumë, shumë mirë. Të shtunën do të jetë DJ Flow dhe DJ All. Do të punojmë me shumë DJ shqiptarë, por edhe shumë, shumë DJ do të sjellim nga shtetet e huaja. Në muajin maj do të ketë shumë surpriza në Blink, pra organizime të mbrëmjeve me yje evropiane”, theksoi Fetahu.