E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paltrow’it i vjen keq për Pitt dhe Jolie

Aktorja Gwyneth Paltrow, e cila dikur ka qenë ish e fejuara e aktorit Bradd Pitt, ndihet keq për lidhjen e tyre me aq shumë probleme.

Të famshmit Pitt dhe Jolie që nga viti 2005 kur ata filluan një lidhje, kanë qenë të ngacmuar nga paparacit.

“Unë kur kam vendosur të martohem me Chris Martin jam munduar ta mbaj sa më larg medieve jetën time private. Vërtet ndihem shumë keq për çiftin sepse nuk kanë mundur ta shijojnë martesën e tyre nga paparacët”, tha Paltrow për revistën “Herpers Bazaar”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›