E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarjet ne Maqedoni Qeveria shqiptare deon sulmet ndaj nxenesve

Mbi ngjarjet e sotme ne Maqedoni ka reaguar Ministria jone e Punëve të Jashtme. Ne nje deklarate thuhet se akti i rrahjes barbare të nxënësve shqiptarë dhe përshkallëzimi i dhunës gjatë ditës së djeshme e të sotme në disa rajone të Shkupit në Republikën e Maqedonisë përbëjnë pamëdyshje jo vetëm akte kriminale të patolerueshëm, por edhe një tronditje serioze për vlerat themelore të një shoqërie multietinike dhe demokratike.
MPJ duke uruar shërim të shpejtë dhe të plotë nxënësve e të rinjve shqiptarë të lënduar dhe duke shprehur solidaritet me familjet e tyre, dënon pa ekuivok dhe me forcë çdo incident e akt dhune. Apelojmë që autoritetet e vendit të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbulimin dhe dënimin e autorëve, si dhe të përkujdesën që këto raste mos të përsëritën- thuhet ne deklarate.

Berisha per ngjarjet ne Maqedoni: Qeveria dënon sulmet primitive
Pas ngjarjeve ne Maqedoni ka reaguar qeveria shqiptare. Me nje mesazh ne facebook kryeministri Sali Berisha thote se “Qeveria shqiptare denon me ashpersi keto sulme primitive ndaj nxenesve dhe te rinjve shqiptare, nga ekstremiste fanatike maqedonas dhe i ben thirrje forcave politike shqiptare dhe shqiptareve te Maqedonise te shmangin provokacionet dhe pershkallezimin e dhunes.
Qeveria shqiptare kerkon nga autoritetet maqedonase te ndeshkojne me te gjithe forcen e ligjit autoret e ketyre akteve primitive, me te cilat ata duan te demtojne rende bashkejetesen nderetnike ne Maqedoni. Mbi ngjarjet e sotme ne Maqedoni ka reaguar Ministria jone e Punëve të Jashtme. Ne nje deklarate thuhet se akti i rrahjes barbare të nxënësve shqiptarë dhe përshkallëzimi i dhunës gjatë ditës së djeshme e të sotme në disa rajone të Shkupit në Republikën e Maqedonisë përbëjnë pamëdyshje jo vetëm akte kriminale të patolerueshëm, por edhe një tronditje serioze për vlerat themelore të një shoqërie multietinike dhe demokratike.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›