Superliga luan sot kater ndeshje
Pas të premtes tashmë të pazakontë me një ndeshje, vjen e shtuna e mbushur plot. Superliga ka rezervuar katër përballje të javës së 17-të ku ndoshta nuk ka supersfida, por luajnë skuadra interesante si Tirana, Teuta apo Flamurtari.
Le ta marrim sipas renditjes, me Teutën e vendit të dytë që do të jetë zonjë shtëpie ndaj Besës në “Niko Dovana”. Durrsakët janë favoritë dhe trajneri Magani kërkon me çdo kusht vendin e dytë, veçse kavajasit e Daiut janë një “minë me sahat”. Kanë potencial më shumë sesa tregon tabela.
Flamurtari shkon në Peqin, një fushë ku ka vuajtur të paktën 2 sezonet e fundit dhe me Shkumbinin vendas që pikën e kërkon si ujin në shkretëtirë. Rënia nga kategoria është fare pranë. Vlonjatët sidoqoftë të japin besim se mund t’ia dalin.
Tirana e trajnerit Nevil Dede do të synojë fitoren e parë për drejtuesin e ri të stolit. Ndaj Luftëtarit në “Qemal Stafa” duket punë e përfunduar, por bardheblutë kanë treguar se mezi shënojnë gola edhe pse kanë 5 sulmues në përbërje të ekipit.
Së fundi, luhet edhe Bylis-Kukësi, një ndeshje në letër shumë e mirë dhe interesante. Pavarësisht se kuksianët janë në vendin e katërt, sërish vendasit nga Ballshi mund të quhen favoritë. U kanë ndodhur shumë gjëra kohët e fundit dhe do të kërkojnë të fitojnë pikë për të qenë më të sigurt.