E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, propozimi i BE-së: Zgjedhjet lokale, më 3 nëntor

PRISHTINE – Zëvendës/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije të dielën se 3 nëntori është vlerësuar në Bruksel si datë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ajo ka thënë se këtë datë e ka propozuar Bashkimi Evropian dhe se duhet mbështetur edhe nga partitë opozitare të cilat e kanë përkrahur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri ka thënë për Epoka e Re se institucionet e Kosovës duhet ta vlerësojnë këtë dakordim të BE-së që zgjedhjet lokale të mbahen më 3 nëntor dhe në fund të marrin një vendim.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›