Vlorë, protestë në mbështetje të grevës së urisë
Ndërsa në Tiranë vijon greva e deputetëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste, banorë të Komunave të Vlorës zhvilluan një protestë mbështetëse.
Dhjetra banorë të Komunës së Vllahinës, u mblodhën pranë urës së Peshkëpisë dhe shprehën mbështetje për grevën dhe vendimet e Partisë Socialiste.
Protesta u mbështet nga deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, i cili teksa ka sqaruar arsyet e këtij vendimi ekstrem tha para banorëve të Vllahinës, tha se greva e urisë dhe qëndresa e Partisë Socialiste do të vazhdojë.
Toçi tha se protesta nuk do ndalet deri në arritjen e qëllimeve të saj përfundimtare, që për Partinë Socialiste përkthehet me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Fjalën e morën edhe banorë të zonës dhe drejtues lokalë që shprehën mbështetje për protestën e partisë Socialiste dhe kërkuan ndërhyrjen e Ambasadorit amerikan në Shqipëri.
Në shenjë proteste banorët qëndruan në mes të urës që lidh komunat Vllahinë, Armen, Kote, Selenicë, Sevaster, Brataj, Llakatund me qytetin e Vlorës.