E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela Protesta te dhunshme E vendos populli

TIRANE-Partia Socialiste ka caktuar daten 26 nentor si daten e nisjes se protestave te lajmeruara per rrezimin e qeverise Berisha. Avokati Spartak Ngjela njeri prej aleateve te PS-se ka konfirmuar per Gazeta Shqiptare qe kjo date eshte caktuar por kjo do te jete ne varesi te situatave politike.
Opozita po pret pranimin e ofertes se re nga ana e kryeministrit Berisha sipas te ciles per hetimin e zgjedhjeve te shkuara te 28 qershorit 2009 nuk do te kerkohen te hapen kutite e fleteve te votimit por vetem ato te materialeve zgjedhore.
Qyteti i pare i nisjes se protestave eshte Elbasani.
Ne nje interviste per Gazeta Shqiptare Ngjela nuk jep detaje se ku qendron fortesia e ketyre protestave por vetem pranon se ato do te jene me radikale dhe sa me shume do te zvarritet pergjigja e maxhorances aq me shume do te rritet tensioni i ketyre protestave. Ne e kemi thene qe do te jene protesta te medha dhe masive. Por une nuk e di si i ben populli protestat. Le te presim dhe te shikojme per detaje te metejshme.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›