E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhufi Ambasadori Kola ka gabuar rende

Diplomati dhe historiani i njohur Rreshqitje ne kulturen kolaboracioniste

Rreshqitje ne kulturen e kolaboracionistit. Keshtu e ka cilesuar ish-ambasadori shqiptar ne Rome historiani Pellumb Xhufi deklaraten e ambasadorit Llesh Kola bere me rastin e prezantimit te filmit Balkan Bazaar...

Z. Xhufi dy dite me pare ambasadori yne ne Itali ka bere nje deklarate te pazakonte ku pushtimi fashist pershkruhet si nje kohe me e mire per Shqiperine sesa koha e regjimit komunist. Sipas jush cfare perfaqeson nje qendrim i ketille

Nuk e kam te veshtire por e kam te hidhur te komentoj deklaraten skandaloze te z. Lleshi. Mendimi i shprehur nga ambasadori i Shqiperise demokratike fatkeqesisht pasqyron nje lloj kulture kolaboracioniste qe eshte rrenjosur te disa shqiptare qe nga koha e Hamza Kastriotit keshtu arsyetonte ne vitin 1943 nje ushtarak anglez qe vepronte ne Shqiperi duke pasur parasysh bashkepunetoret e fashizmit. Pra ate kohe nje kulture te tille kolaboracioniste perfaqesuan ata qe ushtrite e Duces i priten me lule ashtu si paraardhesit e tyre kishin pritur me lule pushtuesit serbe malazeze e greke gjate Luftes se Pare Boterore. Sigurisht kjo lloj kulture tradicionale nder shqiptare behet vulgare dhe e peshtire sa me sthuhet kur misherohet ne logjiken e ftohte e cinike te atij qe perpara lirise nderit e atdheut ve pa ia bere syri terr copen e bukes. Per fat akoma me te keq kultura e kafshates se bukes eshte bere motivi sundues ne zyrat e pushtetit te sotem ne Shqiperi i cili po kujdeset te ndryshoje edhe tekstet e historise per te rekrutuar ithtare te rinj te kesaj kulture te peshtire ne radhet e brezit te ri. Ne kete kuptim ambasadori yne thjesht ka dashur te jape kontributin e tij ne betejen per permbysjen e historise te shpallur nga Kryeministri i tij.

Ju perjashtoni mundesine e nje lapsusi apo te nje parashtrimi vetem me sens krahasues

Dua te vijoj aty ku e lashte pasi behet e qarte se shprehje te tilla perjashtojne mundesine e nje lapsusi. Ky pra Kryeministri vetem para pak kohe e dha shembullin e vet duke bere engjell demokrat Ahmet Zogun dhe shpuren e mercenareve te tij te ardhur ne pushtet ne 1924-n me bajonetat e parate e Beogradit ndersa stigmatizoi si bashibozuke pikerisht Fan Nolin Luigj Gurakuqin Hasan Prishtinen e plakun e Gjakoves Bajram Currin Por per ti ballafaquar idete e cuditshme te ambasadorit me nje mendim te certifikuar e jo partizan po kujtojme se ne dhjetor 1943 shefi i misionit anglez ne Shqiperi gjenerali Dejvis u bertiti ne surrat disa burrave nga ata qe atehere e mendonin punen e fashizmit sic i mendon ende sot z. Llesh Kola se pas luftes do te kalonin qe te gjithe ne gjyq ushtarak si kolaboracioniste. Dhe ne fakt ne Angli ne France Poloni Shqiperi apo Rusi u denuan rende kolaboracionistet qe kishin preferuar te hanin makaronat e fashisteve italiane apo derrin e nazisteve gjermane. Ndaj me cudit guximi i cartur i ambasadorit tone qe ndihet aq i sigurt sa ti mesoje nje auditori te kultivuar italian leksionin e komedise groteske te Besim Levonjes Facizmi ishte i omel se na solli marmalate. Te shkretet italiane me kete rast mesuan edhe nje sekret tjeter te Duces se tyre ky e paska varferuar dhe e paska vdekur popullin e tij jo sepse ishte fashist por sepse ishte fashist internacionalist marmelaten e parashikuar per italianet ua paskesh falur shqiptareve te cilet i ka dashur vertet shume Dhe ne kete atmosfere mallengjyese dashurie e miqesie te zbuluar rishtas nga ambasadori yne mua historianit nuk ka si te mos me kujtohet qe vertet nje dite te bukur Ducja nxori nga goja e tij fjalet lapidare LAlbania nel mio cuore Kur Me 6 prill nje dite perpara se te niste per Shqiperi anijet e avionet e mbushur plot me marmelate

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›