Ngjela: Volfarth, vartës i Saliut, sdo kontrollin e kartave

Spartak Ngjela
Kreu i PLD: Nuk shkoj te Topi, do qëndroj me PS.
Aleatët e PS duhet ta kuptojnë se prioritet është rrëzimi i tiranisë, jo interesat e tyre
Kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, shprehet se opozita do insistojë në identifikimin e zgjedhësve me kartë identiteti. Ai akuzon ambasadorin e OSBE-së se është vënë në shërbim të kryeministrit Berisha për reformën zgjedhore.
Ngjela i cilëson kërkesat e aleatëve të PS për korrektim të sistemit jo thelbësore për të arritur qëllimin e rrëzimit të qeverisë aktuale.
Zoti Ngjela, dy ditë më parë, katër parti aleate të koalicionit opozitar shprehën indinjatë ndaj PS në lidhje me sistemin zgjedhor dhe paralajmëruan se mund të shkëputen nga PS nëse nuk do të ketë korrektim të sistemit. Si e vlerësoni këtë qëndrim të tyre dhe pse nuk ishit dhe ju në atë konferencë shtypi si aleat i PS?
E kam dëgjuar dhe kam marrë pjesë edhe vetë në këtë debat, por sigurisht që për mendimin tim nuk është një debat politik në kuptimin dhe në sensin e fitores. Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm, i cili sot nuk të lë shumë komod në politikë, për të menduar krejtësisht për interesin tënd. Natyrisht që politika është interes, por kur vjen çështja e një zgjedhjeje të tillë, që të duhet të rrëzosh patjetër një tirani, një abuzim kaq të madh me pushtetin, sikurse është ky që ushtron qeveria e Kryeministrit Sali, atëherë patjetër skemat kryesore janë rrëzimi i këtij Kryeministri që gjithmonë manipulon votat. Të gjithë e dinë sot në Shqipëri që Saliu manipulon zgjedhjet se nuk ka vota. Këtë tani e dinë edhe ndërkombëtarët, se e panë në zgjedhjet e muajit maj. Urrejtja popullore nuk konvertohet kurrë me votë pro, por me votë kundër. Saliu e di mirë edhe këtë, por edhe atë tjetrën që, shqiptarët, në shtatëdhjetë për qind të tyre e urrejnë. Dhe kanë të drejtë, se ky është një abuzues banal, një individ keqbërës që urren edhe ky shtatëdhjetë për qind të shqiptarëve. Ka një mllef të brendshëm kundër tyre, që tani ka nisur edhe ta ekspozojë, dhe po kuptohet që kërkon të hyjë sërish për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2013. Kjo duket te reforma zgjedhore ku po i shmanget komisionit që të vendosë për kontrollin elektronik të kartave dhe të listës së zgjedhësve. Dhe ka bërë me vete edhe një diplomat që na hiqet këtu si shef i OSBE-së, po që është vartës i Saliut dhe nuk dihet se në çrrugë janë lidhur me njëri-tjetrin. Por, pikërisht këtu vjen edhe arsyetimi për sistemin që duan aleatët. Po ta shohësh me vëmendje, edhe Saliu këtu donte ta rrëshqiste debatin për ligjin elektoral, sepse kërkon të shpëtojë kontrollin elektronik të kartave. Por ne nuk ia hëngrëm këtë manovër të trashë, dhe sigurisht që socialistët kanë vënë veton pikërisht te kjo pikë: te kontrolli elektronik i kartave të identiteti për çdo votues, duke e lënë me gisht në gojë. Prandaj ai tani pret me ankth ndihmën që mund ti japë shefi i OSBE-së në Tiranë. Por kot e ka, ne do ta kemi kalë beteje kontrollin elektronik të kartave të identitetit, dhe nuk do të bëjmë asnjë lëshim. Sistemi nuk mund të jetë i tillë, sepse është jashtë spektrit mbrojtës së ekspertizës dhe politikës europiane. Askush nuk ka thënë që jemi kundër ndërrimit të sistemit, por kjo nuk ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve, por me parime të tjera që janë në diskutim në të gjithë botën demokratike, e jo vetëm këtu. Partitë e vogla të spektrit opozitar, mendoj se duhet ta kuptojnë këtë, pavarësisht se në thelb nuk u konkordon me interesin e tyre elektoral.
Po si mendoni ju, Sali Berisha nuk do të cedojë te kontrolli elektronik i kartave të identitetit?
Nuk ka nga ia mban, kartën e sistemit ne ia dogjëm, ai është i detyruar, sepse, në të kundërt, reforma prishet për faj të tij dhe ne kemi të drejtë të ndërmarrim çdo hap. Domethënë, tu drejtohemi shqiptarëve më me intensitet sesa kur iu drejtuam për hapjen e kutive. Në fakt, është e njëjta gjë: Saliu manipuloi zgjedhjet e 2009-s me karta të falsifikuara me emrat e qindra mijëra emigrantëve dhe me naivitetin e një hajduti xhepash mendon se mund ta bëjë sërish. E ka të kotë dhe kot e lodh pas vetes edhe këtë shefin e OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, me nonsenset e tij se nuk ka kohë e ku di unë çfarë lloj argumentesh qesharake të tjera si ky. Ai po na thotë që shqiptarët nuk kanë kohë për demokraci dhe duhet të pranojnë tiraninë. Komedi. Asgjë. Ne do ta kthejmë këtë në betejë, sepse duam që ta shpëtojmë shoqërinë shqiptare njëherë e përgjithmonë nga manipulimi i votave. Më 2013-n ju do të shihni se si do të fillojë të qarkullojnë elitat në Shqipëri, se si do të mposhtet krimi dhe korrupsioni në të gjitha nivelet dhe në të gjitha xhepat e tij, se si do të rivendoset drejtësia; sepse e gjithë kjo gjendje korruptive që përjetojmë sot, vjen si pasojë e manipulimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet e lira janë e vetmja kurë për shëndoshjen e shoqërisë shqiptare. Dhe ne do ta bëjmë.
Prisni që reforma zgjedhore dhe moskorrektimi kombëtar i sistemit mund të mbledhë në një pol të ri të gjitha partitë e majta dhe të djathta dhe të kemi një konfigurim të ri elektoral në zgjedhjet e 2013-s? Si e vlerësoni në këtë aspekt numërimin elektronik?
Nuk e shoh si gjë negative. Demokraci do të thotë hapësirë për të gjithë dhe grupimet e kooperimet, aleancat dhe forumet, janë substanca e demokracisë. E rëndësishme është të rrëzohet Kryeministri abuzues dhe pa vota, Sali, sepse gjithçka do të ecë drejt demokracisë. Por, nëse Saliu do të rrëzohet pa e bërë Kodin Elektoral të sistemuar si një korpus institucional që krijon në fakt të drejtën elektorale në Shqipëri, atëherë asgjë nuk është fituar, sepse ky Kod Elektoral, me abuzim të prezumuar brenda vetes, miklon dhe i hap apetitin abuzues çdo fituesi. Këtë na kanë thënë baballarët e demokracisë: demokracia nuk është formë, por është sistem. Por, mbi të gjitha, vjen e garantohet nga një sistem juridik që krijon korpusin e së drejtës elektorale, e cila institucionalizon garantimin e votës së lirë. Ja, këtë do bëjmë dhe keni për ta parë që mbas zgjedhjeve të 2013-s të gjithë shqiptarët do të jenë të gëzuar, sepse kanë garantuar ecjen përpara të procesit demokratik në vendin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes, Imami, emëroi pa dekretin e Presidentit komandantin e Flotës Detare, ndërsa pasi ky urdhër u bë publik pas tre muajsh nga opozita, dhe media e revokoi atë. Si e vlerësoni këtë veprim të ministrit, por dhe mungesën e një qëndrimi zyrtar të PS për këtë veprim?
Po ta shohësh me vëmendje çështjen Imami të emërimit të gjeneralit, konstaton brenda saj se ajo nuk është çështja Imami dhe kaq, sepse ajo nuk ka shumë lidhje me të. Jo, akti i Imamit është simptoma e marrëzisë së Saliut. Është Kryeministri Sali që e ka urdhëruar, prandaj është simptomë marrëzie. Dhe ju me të drejtë do të pyesnit: ku e di ti këtë? Është arsyetim logjik. Shumë e thjeshtë: fakti që Imami nuk jep dorëheqjen edhe kur është kapur me atentat kundër Kushtetutës, tregon se është i urdhëruar nga Saliu. Është identike kjo simptomë edhe me atë që na ekspozoi para disa vjetësh ministri i Kulturës së Saliut, që tha se kishte urdhëruar sjelljen e eshtrave të Ismail Qemalit në Vlorë, kur ato kishin dekada që ndodheshin në një varr publik e kombëtar njëherësh në Vlorë. Por edhe për këtë rast, fakti që ministri nuk dha dorëheqjen, ajo ishte një gënjeshtër e lëshuar nga Saliu dhe që e mori një papagall i tij dhe e lançoi në opinionin publik. E kuptoni se sa e rëndë është sëmundja e Saliut? Po ta shihni me vëmendje, simptomat e marrëzisë së tij i gjen rëndom në shumë çështje javore në Shqipëri.
A ka opozita një strategji për zgjedhjen e Presiden