Vëllai dhe xhaxhai në pranga, dyshohen për vrasjen e 18 vjeçarit

Drejtoria e Policisë, Fier
LUSHNJE- Policia e Qarkut Fier ka arrestuar vëllain dhe xhaxhain e një 18 vjeçari të vrarë dhe djegur më pas, si autorë të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar Kthesa e Grabianit. Në pranga kanë rënë shtetasit, Myslim Hamzai, 32 vjeç banues ne Grabjan,Lushnje dhe Zabit Hamzai 59 vjeç, ky shtetas ka lindur ne Grabian dhe banues ne Tiranë.
Të dy të arrestuarit dyshohet se me date 07.08.2008, në vendin e quajtur rruga automobilistike në afërsi të Tre Urave, komuna Grabian, Lushnje kanë vrarë dhe më pas djegur kufomën e shtetasit Taulant Hamzai, 18 vjeç, banues ne Grabian.
Ndalimi i ketyre shtetasve te cilet rezultojne te jene perkatesisht vellai dhe xhaxhai i viktimes u be per vepren penale te Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, pasi dyshohet qe ne bashkepunim me njeri tjetrin te kene vrare me mjete te forta dhe me pas te kene djegur kufomen e shtetasit T. Hamzai me qellim mosidentifikimin e viktimes, ngjarje kjo e ndodhur per motive te dobta.- thuhet në njoftimin e policisë.