Ngjela promovon refleksionet për diktaturën
Politikani i njohur shqiptar Spartak Ngjela, një nga disidentët e njohur të regjimit komunist ka promovuar librin me refleksione politike dhe kujtime Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010. Promovimi u bë në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.
Libri është botuar nga Universiteti Evropian i Tiranës dhe përbën pjesën e parë të refleksioneve të tij politike për vitet e diktaturës. Fjalën e hapjes e ka mbajtur botuesi Henri Çili, i cili është shprehur se tirania ka rënë megjithatë dhe shenjë e kësaj është fakti se ne botojmë sot këtë libër pa patur nevojë ta dërgojmë në sektorin e censurës.
Në ceremoninë e promovimit kane marr pjesë gazetarë, politikanë dhe miq të avokatit.