Rama: është koha që zgjidhja të bëhet realitet

Në ditën e 14-të të grevës së urisë kreu i PS-së Edi Rama ka bërë thirrje për kurajo dhe rezistencë deri në transparencën e zgjedhjeve.
"Kurajo për të rezistuar pasi është koha për zgjidhje për t'i hapur rrugë transparencës, është koha që zgjidhja të bëhet realitet" theksoi Rama duke shtuar se askush mos ta mendojë se opozita do të zbrapset nga kërkesat e saj.
"Askush mos t mendojë se ne do të zbrapsemi dhe ne nuk lëvizim nga këtu pasi ajo që kërkojmë është interesi i çdo shqiptari. Kjo është një betejë e për të çliruar vendin nga kthetrat e korrupsionit. Kjo është beteja kur populli zgjedh ata që do që ta qeverisi dhe jo atë që i vjedh votën" theksoi më tej Rama.
Rama duke iu drejtuar ndërkombëtarëve theksoi se opozita është këtu pasi kërkon një qeveri europiane.
"I them miqve europianë se ne jemi këtu sepse nga ju kemi mësuar se çfarë është liria, demokracia dhe shteti i së drejtës" theksoi Rama duke shtuar se opozita ndodhet në bulevard sepse Shqipëria nuk është në Europë ku vota nuk grabitet.
Rama gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë pasi kjo nuk është opozita e dhunshme duke theksuar se ata nuk janë këtu për të shkatërruar vendin.
"Kush na thotë se po pengon integrimin ne i themi se integrimin nuk e pengon transparenca" theskoi Rama duke shtuar se opozita nuk kërkon të marrë pushtetin por të gjejmë armën që ka vrarë zgjedhjet.
"Zëri ynë do dëgjohet kauza jonë po përparon theksoi Rama duke shtuar se fitorja do të vijë nga durimi dhe rezistenca.