Protesta, Basha në tarracën e kryeministrisë

Policia e shtetit ka marrë masa të jashtëzakonshme për protestën e opozitës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Pak momente më parë është parë edhe Ministri i Brendshëm Lulzim Basha i cili është shfaqur në tarracën e kryeministrisë teksa takohej nga afër me oficerë të Gardës duke u dhënë udhëzimet e rastit.
Ndërkohë në bulevard, para kryeministrisë janë vendosur tre kordonë me efektiva policie në hapësirën që ndan godinën e qeverisë nga ambienti ku pritet të zhvillohet protesta.
Në të gjitha hyrje daljet e Tiranës ka prani të shtuar të forcave të policisë së shtetit të cilat kanë shoqëruar lëvizjen e mbështetësve të Partisë Socialiste që vijnë nga rrethet për të marrë pjesë në protestë.