E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjyrat e peizazhit, në Galerinë e Arteve

>Galeria e Arteve në qytetin e Fierit ka mirëpritur vizitorë të shumtë në ekspozitën vetjake të piktorit Sotiraq Bega. Me dhjetëra peizazhe janë paraqitur për vizitoret në mjediset e galerisë, e ndërsa pushtetarë vendorë, të afërm të piktorit dhe shumë artdashës kanë vlerësuar punët e bëra. Aktiviteti ka startuar me përshëndetjen e Pandi Lenës, drejtor i galerisë së arteve e ndërsa të pranishmit i ka përshëndetur edhe nënkryetari i bashkisë fier Haxhi Kalluci. Vetë autori, Bega, i ka kërkuar ndjesë publikut që për disa vite nuk ka prezantuar asnjë punë. Ai ka falënderuar organizatorët për pritjen që i është bërë e ndërsa ka theksuar interesimin e bashkisë Fier për mbështetjen e dhënë. Vetë pikturat e Begës kanë treguar se sa i lidhur ka qenë autori me natyrë, pasi peizazhi ka qenë është pjesa e tij shpirtërore. Por në të njëjtën kohë, vetë autori është shprehur se njëkohësisht me peizazhin ka lëvruar edhe kompozimin, për të cilin ka marrë edhe vlerësime nga komisioni i vlerësimit të veprave të artit. Pas një shkëputje relativisht të gjatë Sotiraq Bega i është rikthyer sërish pasionit të tij. Kujtojmë se piktori ka marrë pjesë në disa ekspozita që janë çelur qysh në vitet 1970. Ai është anëtar i lidhjes së artistëve dhe Shkrimtarëve të Shqipërisë, e ndërsa është vlerësuar edhe me çminim maksima në peizazhin e titulluar "Puset e Naftës, pikturë e cila është mbajtur në galerinë e arteve në kryeqytet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›