E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prona Intelektuale: Ligji për mbrojtjen e autorit dhe artistit, shpërdorimi dhe pirateria

Situata aktuale në Shqipëri të lë përshtypjen se prona intelektuale është ajo që vlen më pak se kushdoLigji mbi të drejtën e autorit në Shqipëri është vënë me kohë, por si gjithmonë, jo të gjitha ligjet arrijnë të zbatohen në vendin tonë. Situata aktuale në Shqipëri të lë përshtypjen se prona intelektuale është ajo që vlen më pak se kushdo, ndërkohë që fenomeni i piraterisë ndeshet gjerësisht në tregun shqiptar. Pirateria është konsideruar si një fenomen që prish imazhin e autorëve, artistëve interpretues dhe ekzekutues. Ka një rritje sensibilizimi nga vetë artistët, ndërkohë që fenomeni i piraterisë dhe keqpërdorimit të të drejtave të autorit, vazhdojnë të mbeten ende një problem.

Në vendin tonë janë tre agjenci, të cilat mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, megjithatë puna e tyre has në shumë pengesa, të cilat vijnë nga shkaqet të ndryshme, si mos funksionimi i ligjit, dhe në disa raste dhe nga mosnjohja e tij. Shkelja e të drejtave të autorit në vendin tonë ka bërë që shumë artistë të njohur të reagojnë ndaj këtij fenomeni, që sot është i pranishëm në tregun shqiptar. Shpesh herë artistët ankohen se puna e tyre dëmtohet shumë për shkak të piraterisë së paligjshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit për të drejtën e autorit. Ndërkohë që rregullat dhe ligjet nuk zbatohen, pasojat bien mbi pronësinë intelektuale. Është folur shumë mbi shkeljet e të drejtave, megjithatë shumë pak është bërë në këtë drejtim. Në tregun shqiptar sot shkelen hapur të drejtat e pronësisë intelektuale, por masat që merren për të parandaluar këtë fenomen janë shumët pakta. Ndërkaq që në vendin tonë janë tre agjenci, të cilat janë të licensuar nga Ministria e Kulturës për të mbledhur të ardhurat nga subjekti përdorues.

Arben Duro: Nuk po zbatohet ligji
Dihet se tashmë me nënshkrimin e MSA, qeveria shqiptare ka marrë përsipër plotësimin e disa kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian, për të qenë anëtare me të drejta të plota në familjen Evropiane. Shqipëria është anëtare e konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e pronësisë intelektuale si: Konventa e Bernës, Romës etj. Gjithashtu parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin nr.9380, dt.28.4.2005Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me të. Në funksionim të respektimit të pronësisë intelektuale dhe të drejtave të lidhura me të është krijuar dhe operon agjencia e administrimit kolektiv të të drejtës së artistëve interpretues ose ekzekutues AKDIE. Kjo agjenci është krijuar pas shumë përpjekjeve të një grupi artistësh si: Robert Ndrenika, Tefta Radi, Alqi Kareco, Liljana Kondakçi, Rexhep Çeliku, Anita Tartari dhe Vasillaq Vangjeli. Arben Duro, i cili është drejtori ekzekutiv i agjencisë, me mbështetjen e mbi 300 artistëve shqiptarë, iu desh një kohë e gjatë për hartimin e dokumenteve të nevojshme për krijimin e agjencisë dhe pas vendimit të gjykatës nr.2224 dt. 04. 04. 2008, licensimit nga MTKRS u botua në fletoren zyrtare krijimi i këtij institucioni të ri. Në një prononcim dhënë për gazetën drejtori ekzekutiv Duro shpjegon funksion e kësaj agjencie. AKDIE mbron të drejtat e artistëve interpretues dhe ekzekutues. Është e vetmja agjenci me këtë objekt në Republikën e Shqipërisë, pasi edhe vetë ligji ndalon krijimin e më shumë se një agjencie për secilën fushë. AKDIE, agjencia e administrimit kolektiv të të drejtave të artistëve interpretues/ ekzekutues është një organizatë jofitimprurëse , e krijuar me vullnetin e lirë të anëtarëve të saj, pa asnjë qëllim fitimi, veprimtaria e së cilës është administrimi i të drejtave të artistëve interpretues ose ekzekutues në veprat letrare, artistike dhe shkencore, tregon Duro. Artistët që bëjnë pjesë në këtë agjenci, sipas nenit 52 të ligjit për të drejtat e  autorit janë: aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët, drejtues orkestre, drejtues kori, prezantuesit, recituesit, spikerët dhe personat që luajnë një rol mbështetës por dhe të rëndësishëm.Qëllimi i veprimtarisë së agjencisë AKDIE është mbledhja e të ardhurave nga përdoruesit audiovizualë, që përdorin të drejtat e artistëve interpretues dhe / ose ekzekutues dhe shpërndarjen e këtyre të ardhurave artistëve interpretues dhe / ose ekzekutues , të cilët ia kanë kaluar këto të drejta për administrim agjencisë AKDIE..                                                                                                                           
Agjencia AKDIE,  prej disa muajsh ka operuar në terren. Problematika të shumta janë hasur nga agjencia në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të artistëve interpretues dhe /ose ekzekutues, pasi ky është një koncept relativisht i ri, prezantuar shoqërisë tonë dhe mungesa e informacionit, pirateria e kultivuar, por edhe një mos dashje e hapur deri tendencioze për zbatimin e tij çojnë në vështirësi, shprehte drejtori i AKDIE-s. Sipas tij inspektorët në terren kanë hasur vështirësi të shumta, por dhe janë mirëpritur prej disa përdorues të cilët kanë shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për të shlyer detyrimin ndaj artistëve.Megjithatë kjo ishte një pjesë e vogël krahasuar me kundërshtitë dhe reagimin jo pozitiv të shumicës së përdoruesve të cilët nuk kanë pranuar të zbatojnë ligjin. Duke pasur parasysh problematikat e shumta, është e rëndësishme të theksohet se mbështetja e strukturave përkatëse të shtetit, të cilat kanë detyrimin të bashkëveprojnë për respektimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të do të jetë gati vendimtare në funksionimin e ligjit, përfundon Duro.

 

Pirro Milkani: ZSHDA të mbrojë interesat tona
 
Një tjetër agjenci që vepron në fushën e pronësisë intelektuale është dhe FAM( Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë, që është krijuar në vitin 2004. FAM mbron nga pirateria prodhimet kinematografike të filmave shqiptarë të viteve 1945-90. Ka rreth 120 anëtarë, që janë skenaristë, regjisorë të filmave artistë, dokumentarë dhe vizatimorë. Drejtori i saj është regjisori Pirro Milkani, në një prononcim dhënë për gazetën shpjegon funksionin dhe qëllimin e FAM. Funksionimi i FAM ka dhënë rezultate në krahasim me fillimet e saj. Ka shumë televizione si RTSH, TV Koha, Vizion Plus ,Mediast etj, që respektojnë të drejtën e autorit, shprehet Milkani. Sipas tij në punën e saj FAM ndesh në shumë pengesa dhe vështirësi, të cilat rrjedhin nga shkaqet ndryshme. Problem ne kemi mosrespektimin nga shitja e DV dhe kasetave me filma, dhe kjo ndodh për faj të Zyrës Shqiptare të së Drejtës së Autorit, dhe për faj të mos bashkëpunimit të mirë kësaj zyre me policinë tatimore, e cila duhet të ndërhyjë me këtë problem. Shumë nga kasetat tona kopjohen dhe shiten. Problem të madh kohët e fundit ne kemi shpërndarjen ose piraterimin e filmave tanë nëpërmjet internetit. Janë piratë, të cilët kanë fitime disa milionëshe dhe ne nuk dimë sesi ti përballojmë, tregon Milkani. Sipas tij parandalimi i piraterisë dhe respektimi i të drejtave të autorit në vendin tonë është një nga shtyllat kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE. Më tej ai tregon se në punën e saj FAM ka gjetur mbështetje dhe nga Ambasada Amerikane. Agjencia jonë FAM ka gjetur shumë përkrahje nga ana e Ambasadës Amerikane, jo vetëm morale por dhe financiare, që kanë të bëjnë me financime projektesh. Respektimi i të drejtave të autorit, besoj se do të jetë një luftë e gjatë e vazhdueshme, por ne nuk duhet të dorëzohemi. Ne sëbashku dhe me agjencitë tjera, duhet të bashkëpunojmë për këtë,tregon ai. Një pengesë tjetër në punën e agjencive të licencuar për pronësinë intelektuale është dhe shfaqja e një agjencie tjetër, e cila sipas Milkanit nuk po vepron në bazë të rregullave. Kohët e fundit është shfaqur e një agjencie, e cila është e palicensuar. Kjo  e shkatërron tregun dhe çorodit konsumatorin. Kur shkojnë ata të licensurait për të kërkuar respektimin e pronësisë intelektuale hasin në shumë vështirësi, shprehet Pirro Milkani. Sipas tij filmat janë një produkt arti dhe janë pasuri kombëtare dhe si të tillë administrohen nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Operimi është shumë i thjeshtë. Çdo kontaktim bëhet me QKK, e cila ko

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›