E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ngjyrosja e vezëve me fije: Një mënyrë origjinale dhe ekologjike

Ngjyrosja e vezëve është pjesë përbërëse e përgatitjeve të Pashkëve. Tradicionalisht dominon ngjyra e kuqe, e cila simbolizon gjakun e sakrificës dhe rilindjes së Krishtit dhe gjetjes sw varrit të zbrazët.

Vitet e fundit, metodat e reja e kanë pasuruar zakonin, përtej recetës klasike, siç është lyerja e vezëve me fije.

“teknika e ngjyrosjes së fijeve shquhet për thjeshtësinë, dimensionin e saj ekologjik dhe estetikën e saj mbresëlënëse”.

“Në vend të ngjyrave klasike, fijet shumëngjyrëshe mbështillen fort rreth vezëve para se të futen në tenxhere. Gjatë zierjes, ngjyrat e fijeve transferohen në lëvozhgë, duke krijuar dizajne unike dhe të paparashikueshme, si vepra të vogla arti. Të gjithë anëtarët e familjes mund të marrin pjesë dhe secili të krijojë vezën e tij të veçantë.”

Sipas traditës, e enjtja e madhe dhe e shtuna e madhe janë ditët e përcaktuara kur lyhen vezët, me përjashtim të së Premtes së Madhe.

“Kuzhina kthehet në një punishte krijuese, ku imagjinata dhe ngjyrat e fijeve kompozojnë dekorime unike të Pashkëve.

Materialet

Vezët

Fije filli, ngjyra të ndryshme

Letër alumini e prerë në copa

3 lugë gjelle uthull

Vendosni vezët në një enë me ujë të mjaftueshëm, shtoni uthull dhe lërini për 5 minuta.

Ndërsa vezët janë të lagura mbështjellim fijet sipas formave që duam të krijojmë.

Më pas i mbështjellim fort në copa letre alumini dhe i kalojmë në një tenxhere me ujë të mjaftueshëm.

Ziejeni në zjarr mesatar për të paktën 10 minuta.

Kur të jenë gati i heqim dhe i lëmë të ftohen plotësisht.

I heqim nga folia e aluminit dhe i heqim fijet. I fshijmë me një leckë të thatë.

Vendosni pak vaj ulliri në një letër thithëse dhe lyeni me të vezët që të shkëlqejnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›