E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve Edi Paloka fyeu deputetin socialist Saimir Tahiri



Komisioni Parlamentar i Ligjeve gjate diskutimit dje te draftit per lojerat e fatit eshte perfshire ne nje debat te ashper mes deputetit demokrat Edi Paloka dhe atij socialist Saimir Tahiri. Deputeti Tahiri kerkoi qe projektligji te rishikohet me kujdes me qellim qe te ndalen Prudentinot ne vendin tone. Ligji duhet te studiohet mire pasi mund te perdoret per qellime mafioze si ne rastin e Prudentinos. Ju dhe njerez afer qeverise kane lidhje me Prudentinon ka fakte per kete - tha Tahiri. Pas fjales se Tahirit ishte kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali qe theksoi se ne PS ekzistojne njerez si Prudentino qe paguajne udhetimet e deputeteve te PS-se jashte vendit.
Pse more i nderuar koleg deputet kush e arrestoi Prudentinon Ju Ka shtet ligjor ketu u arrestua mafiozi po shikoni ata deputetet Prudentino qe keni prane vetes tuaj qe te paguajne udhetimin ty jashte vendit hotelin nje dare apo dreke - u shpreh Rusmali.
Me pas deputeti tjeter socialist Bashkim Fino kerkoi qe debate te tilla tia lene vendin Parlamentit pasi ne komision pritet te diskutohet nje projektligj i rendesishem. Pasi debati vijoi gjeresisht pa radhe deputeti Pandeli Majko sugjeroi qe me mire te pihet nje kafe se te degjenerohet ne akuza puna e Komisionit. Me tej situata degjeneroi kur nderhyri deputeti demokrat Edi Paloka. Sharje fyese personale mes te dyve sollen ne nje moment acarimin e Palokes qe tentoi te cohet dhe ti afrohet Tahirit por nderhyrja e kolegeve ne kohe e qetesoi situaten. Deputetet e PS-se theksuan se pas kesaj situate punimet ne Komisionin e Ligjeve nuk mund te vazhdonin nderkohe qe kreu i Komisionit kerkoi disa minuta pushim. Por sherri mes dy deputeteve ka vijuar dhe jashte ambienteve te komisionit duke sjelle me pas braktisjen e Komisionit te Ligjeve nga ana e opozites.

28 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›