6 muaj pa gol Toti problemi i Ranierit
Kapiteni i Romes Francesko Toti eshte ne veshtiresi cka e verteton edhe agjerimi i tij me golin. Toti kunder Parmes te dielen eshte zevendesuar per here te katert gjate ketij sezoni nga tekniku Ranieri nderkohe qe nuk shenon prej gjashte muajsh. Nese kthehemi mbrapa ne kohe evidentojme se numri 10 vetem gjate sezonit 1998-1999 ka pasur te njejten semundje. Dhe asokohe ai eshte zevendesuar tri here brenda nje muaji nga trajneri i atehershem Zdenek Zeman. Kapiteni verdhekuq nuk shenon qe prej 9 majit pra pas dopietes kunder Kaljarit ne javen e parafundit te kampionatit italian. As Tardini nje stadium qe Toti ia ka shkundur shpesh rrjetat nuk i ka sjelle fat kapitenit verdhekuq.