E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngricat, 7 makina përfshihen në një aksident në Rrugën e Kombit

Foto ilustruese

Shtatë automjete janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident në aksin Milot-Kalimash, fatmirësisht pa të lënduar.

Mësohet se automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa në njërën prej tyre udhëtonte edhe  deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi.

Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se deputeti socialist, i cili po udhëtonte drejt Kukësit për një takim me banorët e izoluara, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Ndërkohë ka pasur vetëm dëmtime në mjete si pasojë e përplasjes me borurat e rrugës.

Aksidenti mendohet të ketë ndodhur si pasojë e ngricave, të cilat janë bërë problem në akset e veriut, pas shkrirjes së borës.  / G. Ndoja

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›