Ngrihen grupet e vlerësimit të dëmeve nga përmbytjet

Përveç Shkodrës, këto grupe do të ngrihen edhe në Lezhë dhe Durrës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.
“Grupi i punës, në përbërje të të cilit do të jenë specialistë të fushave përkatëse, do të bëjë evidentim dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, për njësitë e qeverisjes vendore të prekura nga përmbytjet, në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, të përfshirë në tri kategori”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Këto kategori vlerësimi janë, evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në “objekte banimi”, evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në ekonomi bujqësore, në blegtori, në objekte të prodhimi dhe të përpunimit agro-bujqësor, në makineri dhe pajisje, në rezervatet e rritjes së peshkut, në bimë dekorative, si dhe në objekte ndihmëse si dhe evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në objekte sociale./S.Ll/Start/
2011-01-06 14:09
[