Lieberman paralajmëron dhe fton homologun turk për dialog

Dhjetë ditë pasi deklaroi se ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu po gënjen rreth izraelit, ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman ftoi homologun turk në Jerusalem, në një takim të sinqertë.
“Ne jemi duke kërkuar një kthim në dialog të sinqertë dhe të ndershëm me Turqinë, unë e ftoj homologun turk, Ahmed Davutollu në Jerusalem, ose në çdo vend tjetër ku të mund të diskutojmë të gjitha çështjet me rëndësi për dy vendet tona dhe rajonin”, theksoi Lieberman.
“Aleatët mund të kenë mosmarrëveshje, është mënyra se si merremi vesh për këto mosmarrëveshje vlerësuesi më i mirë i çdo marrëdhënie”.
Tensioni mes Izraelit dhe Turqisë arriti kulmin me vrasjen e nëntë shtetasve turq mëngjesin e 31 majit, teksa ndodheshin në ujërat ndërkombëtare me anijen “Mavi Marmara”. Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Tel Avivi për të mos e kthyer më dhe filloi një “luftën” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dënimin e fajtorëve.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-01-06 13:21
[