Ruli tjeter afere me koncesionet

Në qendër të akuzave, sërish ministri Genc Ruli, në kohën kur ishte ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës.
“Zoti ministër, kush e ka marrë të drejtën për të ndërtuar hidrocentralet në pellgun ujor Bënçë-Progonat? Zoti ministër, cila është arsyeja që janë hapur e prishur disa herë garat për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve në këtë pellg ujor? Zoti ministër, cila është arsyeja që dy institucione qeveritare, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve i kanë gjykuar tërësisht në kundërshtim me ligjin procedurat e ndjekura nga enti prokurues në varësinë tuaj? Zoti ministër, cila është arsyeja që ju personalisht keni refuzuar zbatimin e vendimeve të këtyre dy institucioneve?”, deklaroi në një konferencë për shtyp deputetja Ermonela Felaj.
Me të njëjtën mënyrë si edhe më parë, socialistët premtuan të zbardhin të vërtetën e këtij koncesioni në ditët në vijim.