Ngrihen komisionet për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet

Tiranë, 15
dhjetor, NOA -Këshilli i Ministrave vendosi sot ngritjen e komisioneve
të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Sipas vendimit të qeverisë, këto komisione do
të vlerësojnë të gjithë llojet e dëmeve në subjektet private, në banesa apo
ekonominë e tyre.
Një tjetër pikë e rëndësishme e objektit të punë së këtyre komisioneve do të jetë dhe vlerësimi i dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike si shkolla, rrugë, ujësjellës.
âVlerësimi do të shërbejë si bazë për të përcaktuar edhe fondet që do të jepen për zhdëmtimâ, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Komisionet do të fillojnë menjëherë veprimin për vlerësimin e dëmeve në zonën e Shkodrës dhe në zonat e tjera të vendit ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme në pasuritë private e publike.
a.k.NOA