E Premte, 6 Nëntor 2026

Ngrihet Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e njësisë së kërkim-studimit me aktivitet afatgjatë “Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, e cila ushtron veprimtarinë në fushat e bioshkencës dhe të gjenetikës.

Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës ka për qëllim të nxisë, të promovojë, të koordinojë e të organizojë kërkimin shkencor në drejtimet parësore më me ndikim, përmes projekteve dhe studimeve të përbashkëta me institucionet e arsimit të lartë e të shkencës dhe krijimit e angazhimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve,.

Sipas këtij vendimi, Qendra Kërkimore e Bioteknologjisë dhe Gjenetikës funksionon në ambientet dhe me pajisjet që Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë i siguron sipas marrëveshjes përkatëse me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Numri i punonjësve të kësaj qendre do të jetë 8 veta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›