E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngritët në 41 numri i viktimave në Venezuelë

Ka vazhduar zjarri në një rafineri nafte në Venezuelë, vendi i shpërthimit vdekjeprurës të së shtunës.

41 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në rafinerinë Amuaj, në shtetin verior të Falkonit, një nga rafineritë më të mëdha në botë.

Zyrtarët thanë se një rrjedhje gazi ka shkaktuar shpërthimin dhe se më shumë se 200 shtëpi janë dëmtuar.

Ministri i Minierave, Rafael Ramirez, tha se operacionet mund të rifillojnë brenda dy ditësh, pasi që zona të deklarohet e sigurt.

Ai tha se furnizimi me karburante dhe naftë nuk do të vërehet, pasi që shteti ka mjaft rezerva për të mbuluar mungesën.

Një komision është ngritur për të hetuar shkakun e rrjedhjes. Presidenti Hugo Chavez ka shpallur tri ditë zie për viktimat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›