E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol mungon kundër Realit

Qendërmbrojtësi Carles Puyol do të mungojë në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit për shkak të një lëndimi në kafkë.

Kapiteni i Barcelonës u dërgua në spital pas dëmtimit që pësoi në përballjen ndaj Osasunës në El Sadar dhe pritet të mungojë në takimin e së mërkurës në Santiago Bernabeu.

“Ju faleminderit për mesazhet e përkrahjes dhe jam i sigurt se do të kthehem të luaj së shpejti”, shkroi Puyol në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter. Puyol pësoi një lëndim të ngjashëm dy sezone më parë por që nuk konsiderohet i natyrës serioze dhe ai mund të kthehet pas disa javësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›